Gjilan

Nënkryetarja Morina Bunjaku uron për pranimin e detyrës rektorin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Artan Dërmaku

Nënkryetarja Morina Bunjaku uron për pranimin e detyrës rektorin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Artan Dërmaku

Gjilan, 2 tetor 2023 –  Është mbajtur sot ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga rektori i deritanishëm Bajram Kosumi te rektori i zgjedhur i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Artan Dërmaku.

Këtë ngjarje, në emër të kryetarit Alban Hyseni, e ka përshëndetur nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e cila e ka falënderuar për punën dhe angazhimin rektorin e deritanishëm Bajram Kosumi, ndërkaq i ka uruar suksese rektorit të zgjedhur, Artan Dermaku, duke e konfirmuar bashkëpunimin mes dy institucioneve.

“Unë besoj se përvoja dhe aftësitë tuaja do të udhëheqin Universitetin drejt sukseseve të mëdha. Universiteti ynë është një burim i pasur i njohurisë dhe një qendër e shquar e arsimit dhe jam e bindur se me ndihmën tuaj do të ndërtojmë ende më shumë. Përpos arritjeve tuaja akademike, ju inkurajoj që të përfshiheni në aktivitete të komunitetit dhe të ndihmoni atje ku është e mundur sepse ndikimi juaj pozitiv do të ndihmoj në rritjen e përgjegjësisë shoqërore.”, ka thënë, ndër të tjera, Morina Bunjaku, duke shtuar se Komuna e Gjilanit ndër marrëveshjet e para kanë nënshkruar ka qenë mes UKZ-së dhe Komunës.

Gjilani, si një nga qytetet më të mëdha të Republikës së Kosovës, si qytet kryesor i Anamoravës dhe në vijë kufitare me Luginën e Preshevës, e kishte te nevojshme e të domosdoshme themelimin e një universiteti.

Themelimi i Universitetit tonë të Gjilanit “Kadri Zeka”, 10 vite me parë, bëri të mundur përfshirjen e numrit më të madh të studentëve të rajonit të Gjilanit, të Luginës së Preshevës dhe të viseve të tjera në shkollimin e lartë universitar.

Sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit, e veçanërisht shërbimeve komunale, ashtu që tՃ krijojmë lehtësira për qytetaret, është një nga prioritetet tona gjithashtu. Si rrjedhojë, ne muajin shkurt të këtij viti kemi nënshkruar një memorandum tjetër bashkëpunimi, gjegjësisht me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

E veçanta e këtij bashkëpunimi është se gjersa studentët zhvillojnë projektet e parapara, 15 prej tyre për herë të parë kompensohen me mjete financiare nga institucionet komunale.

Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin dhe aktualisht jemi ne procesin e finalizimit të projektit të parë – Platformës Digjitale për fermerët e komunës se Gjilanit.

Po ashtu, përgëzojme për të arriturat jo vetëm me marrëveshje vendore, por po ashtu edhe për ato rajonale dhe ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ne po angazhohemi maksimalisht që nevojën e kahmotshme për sigurimin e një hapësire të dinjitetshme për Universitetin, ta realizojmë sa më shpejtë.

Përkrahja dhe bashkepunimi i Komunes se Gjilanit për Universitetin do të jetë gjithmonë prioritet i prioriteteve tona si përfaqësues të institucioneve komunale, ashtu që sistemi i edukimit dhe arsimimit të lartë universitar në Gjilan të jetë shembull për sukseset dhe të arriturat.

Për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e arsimit të qëndrueshëm të vendit, suksese ne këtë rrugëtim të ri!, ka thënë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku.

You Might Also Like