Shkruan: Kadri Gërvalla
Në pervjetorin e 10- të Pavarësisë së Kosovës
Krijimi i shtetit të pavarur e sovran të Kosovës është ngjarja më madhore e shqiptarëve në 100 vjetët e fundit.Prandaj, mundë të themi se Kosova e pavarur është meritë e të gjithë brezave të këtyre 100 vjetëve.
Me plotë bindëje mundemi të themi,se në njëqind vitet e fundit të historisë sonë,nuk ka ngjarje që të ketë tërhequr vëmendjen e aq shumë publicistëve,historianëve,diplomatëve,shkrimtarëve,artistëve dhe ushtarakëve,sa epoka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shteti i Kosovës duhet të funksionojë përmes strukturave dhe jo si rezultat i një ose dy individëve.Vëtëm strukturat moderne e të kontrollueshme,vëtëm pushtetet e pavarura do ta bëjnë Kosovën shtet modern dhe do të forcojnë pavarësinë e saj.
Jemi këtu që të festojmë së bashku këtë ngjarje historike madhore, që t’i gëzohemi kësaj arritjeje të shënuar në jetën e vendit tonë, që të urojmë njëri-tjetrin për lirinë që përjetojmë. Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u shpall më në fund shtet I pavarur dhe Sovran, me integritet politik, territorial dhe nacional të vetin. Vendi ynë u shkëput nga sundimi njëshekullor I Serbisë, duke kurorëzuar me shumë sukses ato përpjekje të jashtëzakonshme për ta arritur këtë ditë. Më 17 shkurt të 2008-ës ne u ndamë përfundimisht nga frika e dhunës, nga frika e torturës, nga frika për ekzistencë. Më 17 shkurt të 2008-ës ne e shpallëm Republikën tonë të pavarur, sepse për këtë Republikë ishin vrarë dhe kishin dhënë jetën me dhjetra mijë dëshmorë. Më 17 shkurt të para 8- viteve ne e dimë se kurrë më nuk do të jemi viktima të një regjimi dhe një sundimi kolonial e shfarosës.
Data 17 shkurt ishte kulmimi I përpjekjeve të shqiptarëve për liri e demokraci. Ajo ishte paraprirë me sa e sa ngjarje, të tjera të rëndësishme për vetëvendosjen e Kosovës. Atë datë e kishin paraprirë qindra beteja luftarake e dhjetra kuvende e forume, të cilat kishin kërkuar mëvehtësimin e Kosovës dhe lirinë e saj prej sundimit të huaj. Shpallja e pavarësisë ishte paraprirë me demonstrata e greva të fuqishme unikale në historinë e qëndresës së kombeve të ndryshme në botë. Deri tek kjo datë kemi arritur edhe me ndihmën e miqve tanë ,shteteve te Bashkimit Evropian,dhe SHBA-ve,prandaj,per ketë ju jemi mirnjohës.Një falenderim të veqantë i bejmë sante në ketë mbrëmje,shtetit Gjerman i cili ndihmoi Kosovën,edhe gjat luftes dhe pas luftes,duke na ndihmuar në demokracin dhe zhvillimin e proceseve politike per të shkuar perpara.Pra Gjermania ka qenë,është dhe do mbetet shtet mik i shqiptarëve dhe Kosovës.
Por kjo datë ka shënuar vetëm hapin e parë drejt lirisë, vetëm kushtin themelor që ne ta ndërtojmë lirinë tonë në pajtim e në përputhje me vlerat e demokracisë. Në këto 10- vite vendi ynë, Kosova, ka bërë gjithnjë përpara. Ka miratuar Kushtetutën dhe ligjet e tjera demokratike me qëllim që shteti të funksionojnë. Ka ndërtuar rrugë, ujësjellës, aeroportin dhe shumë vepra të tjera të infrastrukturës për të hedhur hapat themelorë për të ardhmen e vendit. Në këto kohë që ne festojmë ka perfunduar arteria e kombit, autostrata Vërmicë-Merdare si zgjatim I autostradës së Kombit të ndërtuar në territorin e Shqipërisë. Në këto 10- vite ne kemi dëshmuar se jemi të përkushtuar për paqen e stabilitetin e Kosovës e të rajonit. Ne këmi ndërtuar një politikë të mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet kufitare.
Në këto 10 vite Kosova dhe institucionet e saj kanë fituar përkrahjen e botës demokratike, vendeve të NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Njëzet e dy vende të BE-së dhe 24 vende të NATO-s e kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërkohë që shembullin e tyre e kanë ndjekur edhe ,vende të tjera.Pra ,115 shtete e kan njohur kosovën per keto 10 vite,fal angazhimeve diplomatike dhe suksesit të shtetit tonë. Në këto pesë vite Kosova ka zhvilluar më tej demokracinë në vend, ka krijuar institucione funksionale dhe është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare. Në politikën e brendshme qeveria, parlamenti dhe presidenti i Kosovës kanë arritur që të zhvillojnë një reformë thelbësore për ndërtimin e marrëdhënieve të mira e shumë të mira me komunitetet brenda vendit. Por shteti i Kosovës ka nevojë që edhe në të ardhmen të fuqizohet, të demokratizohet më shumë dhe të njihet ndërkombëtarisht.
Shpreh bindjen e plotë se vendi ynë, Kosova, si shteti më i ri i Europës, do të përparojë drejt suksesit. Eshtë e vërtetë se pengesat sot e në të ardhmen do të jenë të mëdha. Por vendimi I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendim I cili e njeh shpalljen e pavarësisë së ligjshme e në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, na e ka lehtësuar rrugën drejt së ardhmes. Prandaj arsytimet për optimizëm ndaj së ardhmes se Kosovës dhe diplomacisë e cila po përforcohet çdo ditë,si dhe funksionalizimi i plotë i shtetit do të vazhdojë të ketë rëndesi thelbësore.
Duke analizuar pengesat dhe vështirësitë që kemi edhe nga të tjeret, jemi të ndërgjegjshëm se përgjegjësia e secilit prej nesh shtohet, me qëllim që ta forcojmë e konsolidojmë shtetin tonë të pavarur, me qëllim që vendin tonë ta zhvillojmë në përputhje me ligjet e demokracisë perendimore dhe njëkohësisht të bashkëpunojme me miqtë tanë ndërkombëtarë, me përparësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e Bashkimit Europian.Shteti i Kosovës nuk guxon të jetë i korruptueshëm,nuk guxon të mos bëjë ligje moderne ose të mos i zbatojë ato,nuk guxon të marr shembull nga qeveritë deh qeveritarët e korruptuar në rajon,nuk guxon të lejojë privilegje për veten dhe për militantët e partive në pushtet,nuk guxon të lejojë trafiqe e kriminalitet.Shteti i Kosovës duhet të funksionojë si modeli i nje shteti demokratik e modern,si njeë shtet i të gjithë qytetarëve.
Kontributi juaj në luftën për çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë ka qenë dhe është I jashtëzakonshëm. Më lejoni që në këtë pesë vjetor të pavarësisë sonë t’ju përshëndes dhe t’ju uroj për gjithçka ju keni bërë në dobi të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast le të kujtojmë kontributin dhe gjakun e dëshmiorëve të atdheut tonë. Le të kujtojmë luften e LaVDISHME TE UÇK-së,dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, njeriun i cili ndrroi kahun historis, per ta shkruar nje histori te re dhe te lavdishme.Pa luften e tyre kosova nu do ta kishte pavaresinë dhe lirin qe kemi sot.
Pavrësia nuk është edhe aq e plotë,por projekti i madh vazhdon…..
Lavdi dhe nder dëshmorëve të atdheut e luftëtarëve të UÇK-së!