Futboll

Një lojtar shqiptar u largua nga Drita, pritet të shkojë edhe një tjetër

Drita zyrtarizoi ndarjen me ish-futbollistin e Luftëtarit Eri Lamçja. Por, një tjetër ish i Luftëtarit mund të largohet gjithashtu nga Drita. Fjala është për mesfushorin Erjon Vucaj, që kërkohet nga ish-skuadra e tij, transmeton Gazetasheshi.com.

Gjirokastritët po mendojnë për përforcime, ndërsa bëhet me dije se afrimi i parë pritet të jetë Erjon Vucaj. Ky i fundit pritet të ketë një takim me drejtuesit e gjirokastritëve ditën e enjte për të vendosur të ardhmen, bën të ditur Telesport.al.

Aventura në kampionatin kosovar me Dritën nuk ka shkuar sipas pritshmërive, pasi ish-lojtari i Vllaznisë është përballur me probleme.

Ai ishte afër gjirokastritëve dhe në verën e kaluar, pasi luajti me ekipin e presidentit Grigor Tavo, por marrëveshja nuk u arrit, pas Europës.

Shkodrani duket afër Luftëtarit, por ka një problem të madh, pasi financat nuk janë aspak të sigurta dhe duket se nuk do të zgjidhen.

Në kushte të tilla dhe hapi i mesfushorit mund të jetë shumë i guximshëm që të vazhdojë karrierën në qytetin e gurtë.

You Might Also Like