Viti

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti ndanë Mirënjohje për humanistin Sali Avdullahu dhe Rexhep Nuren

Njisia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti ndanë Mirënjohje për humanistin Sali Avdullahu dhe Rexhep Nuren

Humanisti i njohur, z. Salih Avdullahu, vazhdon të dëshmojë përkushtimin dhe gatishmërinë e tij të vazhdueshme për të mbështetur komunitetin dhe institucionet që janë në shërbim të qytetarëve.

Ai ka qenë gjithmonë pranë Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, duke kontribuar me mjete dhe pajisje të nevojshme që ndihmojnë në kryerjen e misionit tonë fisnik për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Pas kontributit të vazhdueshëm të z. Salih Avdullahu, mbështetje të çmuar për njësinë tonë ka dhënë edhe z. Rexhep Nura, i cili me gatishmërinë dhe vullnetin e tij ka dëshmuar solidaritet dhe përgjegjësi qytetare, duke u bërë pjesë e përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve të zjarrfikësve të Vitisë.

E në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e tyre të vyer, pata nderin t’u ndaj Mirënjohje, si dëshmi e respektit dhe mirënjohjes sonë për mbështetjen, bashkëpunimin dhe besimin që kanë treguar ndaj Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit – Viti.

Faleminderit z. Salih Avdullahu dhe z. Rexhep Nura! Humanizmi, bujaria dhe mbështetja juaj janë shembull frymëzimi dhe dëshmi se vlerat e solidaritetit vazhdojnë të jetojnë në komunitetin ton wshtw shprehur Hetem Jakupi,udheheqes I ketij njisiti.
Aziz Zuka

You Might Also Like