Gjilan

Nuhiu: Jam i kënaqur me pozitën në të cilën ndodhemi

Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës

“Dy skuadrat kërkuan ta fitonin ndeshjen, por duhet pranuar që Prishtina kishte raste më të pastra shënim. Portieri na mbajti në lojë, derisa në pjesën e dytë të ndeshjes arritëm të vinim në lojën tonë, me ç’rast krijuam dhe më pas barazum rezultatin përmes penaltisë. Një ndeshje në përgjithësi e mirë nga futbollistët, me ç’rast dua që t’i përgëzoj dhe t’i uroj për këtë paraqitje. Në periudhën e pandemisë kemi zhvilluar 33 ndeshje dhe kjo nuk është aspak e lehtë. Kemi luajtur gati se çdo të tretën ditë dhe jam shumë i kënaqur me këta djelmosha të cilët na kanë bërë krenarë në secilën ndeshje. Natyrisht se jam i kënaqur me pozitën në të cilën ndodhemi. Do mundohemi të mbajmë grupin që kemi tani dhe të shohim nëse do të kemi nevojë për t’u përforcuar, pasi që me të thënë të drejtën kemi qenë të fokusuar në kampionat dhe jo për transferime”.

You Might Also Like