ARSIMI

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Dr. Asllan Elezi” protestojnë, nuk duan të shkojnë tek objekti i shkollës së Bujqësisë Gjilan

– Nxënësit e shkollës së Mjekësisë të ndërrimit të pasditës sot kishin planifikuar të protestojnë jashtë shkollës së tyre por shiu i ka penguar dhe një protestë të tillë e kan realizuar në korridoret e shkollës. Arsyja e kësaj proteste është se nxënësit e Shkollës së Mesme “Dr. Asllan Elezi”në mënyrë unanime kanë refuzuar që mësimet e tyre ti vazhdojnë në objektet e Shkollës së Bujqësisë në Lagjen e Zabelit. Edhe pse pas 29 vitesh të formimit të kësaj shkolle asnjëherë nuk u gjet zgjidhje për objekt shkollor, duke mbetur “qirangjij” tani e 29 vite. Një malltretim i nxënësve ju ishte bërë edhe më herët në muajin shtator të këtij viti shkollor, kur i kishin tranferuar nga Kompleksi i Shkollave të Mesme në një Shkollë Fillore të ulët në periferi të qytetit, por shumë shpejt këta nxënës u rikthyen në kampusin e shkollave të mesme. Shkolla e Mesme e Mjeksësisë “Dr. Asllan Elezi”, e cila konsiderohet me nxënësit më të mirë në komunën e Gjilanit edhe pas 29 vitesh pa objekt shkollor dhe gjdo vit këta nxënës së bashku me mësimdhënsit maltretohen nga një shkollë në shkollën tjetër. Nxënësit protestues sot theksuan se me asnjë qmim nuk do të vazhdojnë mësimin në shkollën e Agrobiznesit në Lagjen e Zabelit, për shkakë largësisë jo sigurisë duke ditur se kjo shkollë ka mbi 90 % të gjinisë femrore. Nxënësit theksuan se është koha e fundit që pushtetet qeveritare luajnë me ndjenjat tona për qdo vitë, duke paralajmruar se në të ardhmen protesta do të jetë shumë më e fuqishme

You Might Also Like