Futboll

Panadiq: Na mbytën kartonët e kuq

Pasi ka humbur ekipi i tij, trajneri i Ferizajt Panadiq ka theksuar:

“Kur e shohim rezultatin 3:0 dhe njerëzit mendojnë se është i thellë. Por ishte krejt ndryshe. E di që jemi klub i vogël. Ata do të duhej të na mposhtnin thellë, por unë nuk do të isha i lumtur po të isha trajner i Dritës, ngase që nga fillimi luajtëm me një lojtar më pak. Pse po na japin karton të kuq, a mos ndoshta se jemi ekip i vogël. Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa ke shpresë duhesh luftuar, kur nuk kemi shpresa atëherë çdo gjë mbaron. Unë duhet të falënderojë e urojë djemtë për luftën”, tha trajneri Panadiq./kryelajmi.com/.

You Might Also Like