OPINION

Personalitete e veprimtarë në Zvicër flasin me admirim për Sami Kurteshin !

 Shkruan : Ismet Rashiti

 

Njëri nga personalitet më të njohura të Kosovës, veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik, publicisti i njohur dhe ish ministri i Informatave në Qeverinë e Kosovës, Xhafer Shatri, shprehet me admirim për figurën dhe personalitetin e njohur, politikologun, Sami Kurteshi.

Nga ana tjetër, veprimtari shumëvjeçar, njeriu i përkushtuar me tërë fuqinë për çështjen kombëtare, Gafurr Qalaj, uron gjilanasit për ndryshimin dhe zhvillimin e madh që mund ta bëjnë me Sami Kurteshin, kryetar. Më poshtë po botojmë vlerësimet e tyre lidhur me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi.

Xhafer Shatri, Gjenevë                                                   Gafurr Qalaj, Gjenevë

 

 

 

 

Xhafer Shatri : Pa dashur të përzihem në një garë elektorale, për arsyen e thjeshtë se nuk kam të dhëna të mjaftueshme për qeverisjen e gjertanishme në komunën e Gjilanit, komunë që ka pozitë të veçantë gjeopolitike për vendin, do te them disa fjale për Sami Kurteshin, mikun tim të vjetër, ashtu siç e njoh unë :

Njeri i pakorruptueshëm,

Njeri i pathyeshëm,

Njeri maksimalisht i përkushtuar,

Njeri besnik e i vendosur,

Njeri që e mban fjalën, thot Xhafer Shatri në vlerësimin e tij për kandidatin për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi.

 

Gafurr Qalaj : Sami Kurteshi duhet të jet kryetar i Gjilanit, sepse e don Gjilanin e don Kosovën e jo vetem … Për këtë është deshmuar, duke u saktifikuar që në moshë të re. Në që e njohim mbureshim me te. Ishte model në punen e tij të palodhur dhe guximin e pashoqë për çështjen kombëtare.

Sami Kurteshi duhet të fitoj se përfaqson subjektin më të arsyeshëm, më të ri, më vizianar, me program shum të detajuar zhvillimor në të gjitha lëmitë dhe prosperues në zgjedhjen çështjes mbarëkombëtare.

Samiu Kurteshi, duke aderuar në këtë subjektë që është subjekti i vazhdimsisë së veprimtarisë së tij atdhetare, duhet ta fitoj Gjilanin, ku para se gjithash do të fitojnë gjilanasit !

Sami Kurteshi është shqiptar i devotshëm. Njeri me virtyte të larta njerzore, i ditur që vjen nga një familje e rrespektuar. Sami Kurteshi është i pakurroptuar,  i gatshëm të bëj gjithçka për atdheun. Human, njerëzor, intelektual i palodhur. Prandaj gjilanasit kanë nevojë për një njeri të tillë.

Sami Kurteshi është njeriu i duhur për vendin e duhur. Din të marrë vendime. E ka guximin, është konsistent është i përkushtuar për kauzën mbarëkombëtare.

Si veprimtarë shumëvjeçarë që e njoh nga afër veprimtarinë atdhetare dhe intelektuale të Sami Kurteshit, mund të them se me Samiun, Gjilanit i kthehet dinjiteti, punësimi, mirëqenja dhe zhvillimi.

Sami, vepro ashtu si e don Gjilanin e gjilanasit për të cilët punove e sakrifikove aq shumë.

Urime gjilanas ndryshimin !

Urime fitoren me Sami Kurteshin, kryetar vlerëson veprimtari, Gafurr Qalaj me qëndrim në Gjenevë!

You Might Also Like