Sot pata nderin që bashkë me zjarrfikësit tanë, përfaqësuesit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe të tjerë të bëjmë përurimin e objektit të ri të zjarrfikësve në Viti. Ky objekt modern dhe me kushte shumë të mira do të jetë në shërbim të heronjve tanë, të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetën dhe pasurinë tonë. Më të vërtetë nuk ka dyshim se ata kanë merituar kushte të tilla, sikurse ato që i përuruam sot. Unë si kryetar i kësaj komune do të mbes i përkushtuar që të jem përkrah zjarrfikësve tanë.
Gëzuar objektin e ri!