Futboll

Presidenti i FC Dritës hap ‘kuletën’: Premio për dy ndeshjet e radhës për futbollistët!

FC Drita ndodhet në prag të dy sfidave shumë të rëndësishme në mbylljen e fazës së parë kampionale, teksa do të përballet me Ballkanin dhe Prishtinën, shkruan Gazetasheshi.com.

Fillimisht ‘bardhekaltërit’ do ta presin në këtë vikend Ballkanin, i cili është lider aktual në Superligën e Kosovës, ndërkohë më pas do të udhëton në mesjavë për tu përballur me Prishtinën në “Fadil Vokrri”.
Skuadra po vijon përgatitjet e rregullta për këto dy duele, teksa ekipi është vizituar së fundmi edhe nga presidenti i klubit Valon Murseli.
Siç mëson Gazeta SHESHI, Murseli u ka ofruar mbështetje të plotë futbollistëve, ndërkohë që i ka motivuar ata me premio për dy ndeshjet e radhës (Ballkanit & Prishtinës).
Shuma nuk bëhet e ditur, por në rast të dy fitoreve, futbollistët do të pasurohen me qindra euro.
Kujtojmë që Drita është njëri ndër klubet me organizimin më të mirë financiar në Superligën e Kosovës, derisa mbetet shembull edhe për klubet përtej kufinjëve.
/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like