Futboll

Ramadani: Nuk fitohen ndeshjet kur do ti, sepse ndonjëherë edhe fati t’a kthen shpinën

Pas humbjes nga Fushë Kosova, Zekirija  Ramadani, kryetrajer i Dritës  ka deklaruar:

 

Ekipi nuk reagoi në pjesën e parë. Nuk krijuam asgjë dhe kishim vetëm një goditje që kapëm shtyllën. Në pjesën e dytë nuk u mora as me taktikë, as me asgjë. Ishte vetëm qasja në lojë. Nuk fitohen ndeshjet kur do ti, sepse ndonjëherë edhe fati ta kthen shpinën. Në pjesën e parë nuk krijuam asgjë, ndërsa në të dytën krijuam shumë por nuk shënuam dhe u ndëshkuam. E urojmë Fushë Kosovën për fitoren. Duhet të marrim mësim sepse këto ndeshje duhet të fitohen ndonjëherë edhe me vetëm një goditje apo me një gjysmërast”, deklaroi Ramadani 

You Might Also Like