Gjilan

Rexhep Kadriu: I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të biznesmenit të njohur, Presidentit të S.C “Gjilani”, mikut tim të çmuar, Shukri Sylejmani

I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të biznesmenit të njohur, Presidentit të S.C “Gjilani”, mikut tim të çmuar, Shukri Sylejmani.
Shuka, siç e njihnim të gjithë, në rrethana të rënda për Kosovën arriti ta mbajë dhe ngritë futbollin gjilanas në nivelin më të lartë në nivel vendi. Ai njihet edhe si njëri ndër humanistët më me zë në Anamoravë. I qetë, artikulues i mendimeve, shok i mirë e i sinqertë. Emri dhe vepra e tij ishin dhe mbesin motiv për shumë breza.
Ngushëllime familjes Sylejmani, miqve, sportistëve dhe tifozëve gjilanas në përgjithësi!
U prehsh në paqe mik!

You Might Also Like