Gjilan

Rrugët e Zhegrës i mbulon balta

Pas reshjeve të dendura të shiut rrugët e fshatit Zhegër i ka mbuluar balta, andaj Muhadin Haziri nga ky fshat ka kërkuar që të intervenohet. Ai i ka bërë thirrje Komunës së Gjilanit duke shkruar:

“Të reshurat e shiut, për vetëm pak minuta, shkaktuan ngritjen e përrenjve dhe prrockave, duke sjellë sasi të mëdha dheu, zalli dhe mbeturinash në disa pjesë të rrugës. Gjithashtu, në lagjen e ish-kampit të KFOR-it është vërshuar edhe podrumi i një shtëpie.

Apelojmë te Komuna e Gjilanit që të ndërmarrë masa urgjente për pastrimin e mbetjeve dhe materialeve të sjella nga vërshimet në rrugën kryesore Agim Ramadani, nga varrezat e fshatit deri te pika kufitare në Stançiq”, ka shkruar Muhadin Haziri.

You Might Also Like