Futboll

SC Gjilani në shifra e fakte gjatë kampionatit 2022/2023

Shkruan: Enver Sadiku

SC Gjilani ka mbyllur kampionatin në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke u radhitur në pozitën e tretë, e cila i siguron pjesëmarrjen në Europa Conference League, kurse klubi kuq e bardh nga Gjilani do të luaj edhe në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll, ku më 6 qershor do të përballet me FC Prishtinën.

Në fund të kampionatit, drejtues të SC Gjilani janë ndarë të kënaqur me suksesin e arritur, aq më tepër që në stinorin vjeshtor kishin kaluar nëpër probleme të ndryshme. Po cilat janë të arriturat e SC Gjilanit në këtë kampionat.

SC Gjilani, nga 108 pikë të mundshme, ka marrë 54 pikë, apo 50 përqind të pikëve. Gjatë kampionatit 2022/2023, Gjilani ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 34 herë, apo mesatarisht 0,94 gol për ndeshje, kurse statistikat janë të njëjta edhe sa i përket pranimit të golave, ngase portierët e saj 34 herë nxorën topin nga rrjeta, apo mesatarisht pranuan 0,94 gola për ndeshje. SC Gjilani nga 36 ndeshje të zhvilluara pati 13 fitore, 15 barazime dhe 8 humbje.

Golashënuesi më i mirë i Gjilanit ishte Mevlan Zeka që ka shënuar 8 gola, Theophilius Solomon, i cili ka shënuar 6 herë, i pasuar nga Baton Zabërgja dhe Albert Dabiqaj, që kanë shënuar nga 6 herë.

Dështimin më i madh në vitin 2022 i Gjilanit pa dyshim se mbetet largimi i donatorit kryesor Florim Zuka, gjë e cila bëri që klubi të ketë vështirësi financiare, por që më vonë ai është rikthyer dhe kjo u vërejt edhe në arritjen e rezultateve të mira. Gjithashtu SC Gjilanin shumë e kanë penalizuar arrestimi i sulmuesit kryesor Theophilius Solomon si dhe lëndimi i lojtarëve kryesorë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like