Viti

Selvije Rexhepi, zgjedhet nënkryetare e komunes së Kllokotit për komunitetet

* Kuvendi i Komunës së Kllokotit, ka arritur më në fund pas një viti e gjysëm, të zgjedh nënkryetarin e Komunës për komunitete, nga radhët e komunitetit shqiptar, si komuniteti më i madh joshumicë në këtë komunë

Selvije Rexhepi nga ”Nisma”, ka marr votat e shumicës së këshillëtarëve komunal në seancën e fundit të Kuvendit Komunal Kllokotit, pasi emri i saj është propozuar nga Kryetari i komunës Bozho Dejanoviq dhe nga komunitetit shqiptarë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Rexhepi në një prononcim për “Kryelajm” duke thënë se ka marrë mbështetjen e këshilltarëve të KK-së që të përfaqësoj komunitetet.

“Po u zgjodha nënkryetare për komunitete, ka qenë ky vullnetit i komunitetit shqiptar, kam marr 14 vota pro nga asambleistët e pranishëm në seancë. E nga komuniteti shqiptarë nga 5 këshilltarët sa janë të zgjedhur, katër prej tyre kane qenë pro ndërsa një abstenoi.

Të gjithë këshilltarët më ofruan bashkëpunimin dhe besoj se do të punojmë për të mirën e komunitetit”, u shpreh ajo.

Rexhepi u zgjodh në postin nënkryetares së Komunës për komunitete, siç e kërkon legjislacionin në fuqi këtë pozitë, pas shumë debateve në mbledhjet e Kuvendit rreth asaj se kush do të jetë në këtë post.

Kujtojmë se Komuna e Kllokotit, kishte mbetur ende pa nënkryetar të kësaj komune nga komuniteti shqiptar, ani pse Zgjedhjet Lokale kanë përfunduar qysh moti.

Tani mbetet që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të vlerësoj vendimi e sotshëm te Kuvendit të Komunës së Kllokotit se zgjedhja e nënkryetarit të Komunës për

komunitete është në pajtim me legjislacionin në fuqi apo jo.Aziz Zuka

You Might Also Like