Gjilan

Sevdail Robelli, kryetar i ri i Nisma Socialdemokrate në Gjilan

Pas disa dorëheqjeve në degën e Nisma Socialdemokrate në Gjilan, ky subjekt politik ka zgjedhur organe të reja të kryesisë.

Nëpërmjet një njoftimi në facebook, Sevdail Robelli, ka bërë të ditur se ka marrë postin e kryetarit të degës së Nisma Socialdemokrate në Gjilan.

Përderisa të larguarit pretendojnë se Nisma Socialdemokrate në Gjilan po dobësohet dhe është në prag të shuarjes, në anën tjetër, ata që mbetën dhe iu afruan këtij subjekti politik vlerësojnë se kohëve të fundit janë forcuar shumë dhe se Nisma në Gjilan do të bëhet edhe më e fortë.

Ja postimi i plotë i Sevdail Robellit:

 

Miq, shokë, familjarë
Dua të ju informojë se nga sot kam filluar edhe zyrtarisht aktivitetin politik si Kryetar i Degës së NISMA Socialdemokrate në Gjilan. Me mbështetjen e secilit prej jush besoj fuqishëm se qytetit të Gjilanit do ti ofrojmë një perspektivë të re.

You Might Also Like