Sportet me dorë

SHFMU “Musa Zajmi” kampione komunale në volejboll

Shkolla Fillore e Mesme e Ultë „Musa Zajmi“ nga Gjilani është kampione komunale në volejboll, ngase në garat që janë mbajtur këtë të enjte kanë dalë më të mirët, duke i mposhtur bashkëmoshatarët e tyre.

Kështu në ndeshjen e parë, SHFMU „Musa Zajmi“ ka mposhtur Shkollën „Don Bosko“ me rezultat 2:0, më pas është ndeshur me SHFMU „Liria“ e Pogragjës me rezultat 2:0 dhe së fundi edhe Shkollën „Don Bosko“ 2:0.

Kështu volejbollistët që janë drejtuar nga profesorët e  Kulturës Fizike dhe Sportit, Basri Dërmaku dhe Arsim Balaj do t’a përfaqësojnë komunën e Gjilanit në garat rajonale që do të mbahen së shpejti.

You Might Also Like