Me krenari të madhe ju njoftojmë se lojtari ynë, Erind Qalaj, së bashku me partnerin e tij Dilon Latifaj, janë shpallur kampionë të Kosovës në Beach Volley U22, në kampionatin e organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.
Ky është një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për Erindin, i cili vetëm pak ditë më parë u shpall kampion edhe në kategorinë Seniore dhe kategorinë U20, duke dëshmuar edhe një herë talentin, përkushtimin dhe cilësinë e tij të lartë.
Ky triumf është një krenari e madhe për KV Drita, pasi konfirmon dominimin e klubit tonë në të gjitha kategoritë. Lojtarët tanë janë kampionë në U18, U20, U22 dhe në kategorinë Seniore për vitin 2026, një arritje që pasqyron punën, përkushtimin dhe traditën fituese të klubit.





