KULTURA

Shpallet konkursi letrar për manifestim “Flaka e Janarit 2022”

Shpallet konkursi letrar për manifestim ‘Flaka e Janarit 2022’

Gjilan, 22 dhjetor 2021 / Komuna e Gjilanit, në kuadër të përgatitjeve për manifestimin kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2022”, ka shpall sot konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare në të gjitha trojet shqiptare.

Konkursi është anonim dhe do të jetë i hapur deri më 20 janar 2022.

Punimet e pabotuara duhet të dërgohen në tri kopje, të nënshkruara me shifër, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe në adresën elektronike: [email protected]

Njëherësh, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe nivelit artistik të Orës së Madhe Letrare, e njohur si ‘Pena e Flakës’, si dhe përzgjedhjes meritore të poezisë fituese, organizatori fton të gjithë krijuesit e interesuar që të konkurojnë për t`u bërë pjesë e garimit për Çmimin kryesor të pjesës letrare.

Poezitë e papublikuara dhe të pashpërblyera më parë, të shoqëruara me një biografi të autorit, duhet të dërgohen më së largu deri më 20 janar 2022, ora 24:00, në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport apo në adresën elektronike: [email protected]

You Might Also Like