Sportet me dorë

Adelajda Prenga mbetet pjesë e KV Drita

KV DRITA kompleton ekipin për stinorin e ardhshëm
Pjesë e KV DRITA edhe për këtë kampionat një nga yjet e KV Drita dhe një ndër lojtaret më të mira në vitet e fundit kapitenja Adelajda Fran Prenga.
Adelajda PRENGA e cila vazhdoi për Dritën që nga viti 2012, mbetet prap me ekipin për ta ndihmuar edhe në të ardhmen drejt qëllimeve të ekipit.
Ada siq e quajnë gjithë familja Drita, është shtylla kryesore e KV Drita ne dekadën e fundit, kur Drita shpërthej me marrje të trofeve, duke qenë gjithmon lojtarja kryesore ne shumë ndeshje të rendësishme si dhe shumë finale.
KV Drita së bashku me Adelajda Prenga kanë fituar 22 trofe (7 kampionate, 7 kupa te Kosovës, 4 SuperKupa dhe 4 Kupa të FVK-së) të cilët e bëjmë Dritën ekipin më të trofeshëm në Kosovë nga të gjitha sportet kolektive në dekadën e fundit.
Ada nuk ka hezituar shumë të jetë pranë ekipit “Dritës”, me dëshirën më të madhe që ta ndihmoj ekipin në garat ndërkombëtare të cilat zhvillohen ne shtator dhe gjithashtu edhe garat tjera vendore e kombëtare.
Kariera e Adelajda Prenga-s:
Hapat e pare te volejbollit i filloje ne moshen 9 vjeqare te ekipi i Barleti Volley (ish Aulona Volley) për të qenë gjithmon nje nder shtyllat kryesore e ekipeve ku luajti e duke ardhur në Kosovë si kampione e Shqipërisë ku doli me Mirdita Volley.
2005 Barleti Volley, Tirane
2009 Partizani, Tirane
2011 Mirdita Volley ( ish Minatori), Rreshen
2012 KV DRITA, Gjilan
2015 Stod Volley, Norvegji
2016 KV DRITA, Gjilan
Sot Ada është prap pjesë e familjes tonë.
Vazhdojmë së bashku “Kampione”

You Might Also Like