Futboll

Sokoli: Me këso angazhimi nuk fitohen ndeshjet

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Gjilanit

“Mendoj se me këtë angazhim nuk mund të fitohen ndeshjet. Mendoj se duhet shumë më tepër motiv, sakrific, shumë angazhim për të arritur te rezultatet. Duhet të kemi kujdes se si do të shkojmë më tutje dhe çfarë duhet të ndërmarrim. Ishte fillimi shumë i plogësht dhe jashtë çdo koncepti që e kishim përgatitur ndeshjen, ku edhe pranuam dy gola të lehtë në fillim”, ka deklaruar Sokoli.

Megjithatë, në fund, Sokoli e ka marrë përgjegjësinë mbi vete për këtë disfatë që e ka lënë Gjilanin në pozitën e katërt në tabelë me 33 pikë të mbledhura.

“Kjo nuk tolerohet për një ekip që synon të jetë ekip serioz në Superligën e Kosovës. Bëmë gabime të shumta dhe asgjë nuk ka shkuar mirë. Dy gola të pranuar lehtë, ekip shumë pak i motivuar për rezultat dhe kjo është për çdo kritikë. Për këtë rezultat përgjegjësinë e marrë unë pasi gjithmonë përgjegjësia bie te trajneri”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like