Futboll

Sot zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së tretë, FC Drita – FC Suhareka

Këtë të mërkurë, në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet FC Drita dhe FC Suhareka, e cila është dashur të zhvillohet më 25 gusht 2024, por që shkaku i angazhimeve të FC Drita në kuadër të Europa Conference League, ndeshja ishte shtyrë për më vonë.

FC Drita është në një fazë të rezultateve pozitive dhe ndonëse me një lojë më pak është me pikë të barabarta me Ballkanin dhe Malishevën në kreun e tabelës, andaj është kjo një mundësi e mirë që me fitore eventuale të shkëputet si e para në Superligën e Kosovës.

Edhe FC Suhareka i ka llogaritë e veta, ngase tashti gjendet në pozitën e pestë dhe me një fitore të mundshme do të ngjitej një pozitë më lartë, derisa barazimi apo humbja do ta lënte aty ku gjendet në tabelë.

Ndeshja nis në ora 13:00 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan./kryelajmi.com/.

You Might Also Like