Teatër

Teatri i Gjilanit dhe Komuna e Kamenicës nënshkruajnë memorndum bashkëpunimi

Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Teatrit të Gjilanit, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Drejtorin e Teatrit të Gjilanit dhe Drejtoreshën e Kulturës në Kamenicë, mora pjesë në nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit në mes të Teatrit të Gjilanit dhe Komunës së Kamenicës, për reprizimin e shfaqjeve të Teatrit të Gjilanit në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë, koston e të cilave do ta mbuloj zyra e Kryetarit të Kamenicës.
Shpresoj që ky shembull të ndiqet edhe nga komunat e tjera, të afërta në distancë me Komunën e Gjilanit.
Avni Shkodra

You Might Also Like