Pas takimit të javës së kaluar të Kuvendit punues, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjlan, ka mbajtur sot takim me strukturat e nëndegëve të qytetit, të cilët kanë bashkëbiseduar me kandidatët për deputetë: z. Lutfi Haziri, znj. Lirije Kajtazi, znj. Valentina Bunjaku Rexhepi, z. Avdyl Aliu e z. Bardhyl Syla.
“Strukturat e nëndegëve të qytetit kanë konfirmuar unitetin për rikthimin e madh të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilët janë zotuar për mobilizimin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm.
Faleminderit tri gjeneratave politike për konfirmimin e unitetit të madh dhe mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit, për rrugën e Re të LDK-së në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku.
Faleminderit mërgimtarëve dhe punëdhënësve privatë, pasi me rolin e tyre për zhvillim janë bërë heronjtë modern të Gjilanit.
Takimi i sotëm me strukturat e nëndegëve të LDK-së në qytet është replikim i Kuvendit punues nga java e kaluar. Ky model i takimit është hapi i parë për moboilizim, për të dikutuar për rolin e LDK-së në Komunë dhe në nivel Republike.
Politika e stërkequr në nivel lokal dhe qendror do të përfundojë më 9 shkurt, përkatësisht në vjeshtën e vitit të ardhshëm, sepse Gjilani dhe Kosova meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë”-, tha kryetari Haziri.