Gjilan

U bë shpërndarja e donacionit të rripave të sigurisë, për të gjithë fëmijët që vijojnë klasën e parë në Gjilan

Sot u bë shpërndarja e donacionit të rripave të sigurisë, për të gjithë fëmijët që vijojnë klasën e parë, në Komunën tonë.
1200 rripa të sigurisë që u dhuruan sot, ku një pjesë e tyre u shpërndanë dhe pjesa tjetër e mbetur do të shpërndahet në vazhdimësi. Obligohen që të gjithë fëmijët t’i bartin çdo ditë mësimi.
Ky donacion i ardhur nga Zvicra, synon ta rris sigurinë e fëmijëve në shkolla, gjatë aktiviteteve të ndryshme, e me theks të veçantë në mbrëmje, meqë rripat reflektojnë.
Falenderojmë donatorët për kontributin e tyre!

You Might Also Like