Futboll

Valon Zymberi: VAR në Kosovë, e pabesueshme, por e vërtetë!

 
Sot u aplikua për herë të parë VAR-i në një ndeshje zyrtare të klubit tonë FC DRITA!
Para më shumë se një viti në disa takime pune që i kisha në FFK dhe kryetarin Agim Ademi, mes shumë diskutimesh, shpesh e ka përmendur që nga viti i ardhshëm do ta kemi edhe sistemin VAR në Superligë.
Që në dëgjim të parë tingëllonte absurde dhe e pamundur per t’u realizuar në praktikë.
Nuk besoja kurrë që me kushtet e stadiumeve tona, mund të imagjinohet instalimi i një sistemi të tillë, megjithëse shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për futbollin kosovar.
Në një takim tjetër të radhës, kryetari Ademi më njofton se janë në proces dhe tashmë kanë filluar punën për të aktivizuar këtë sistem.
Sot VAR-i u jetësua, duke shënuar një arritje të jshtëzakonshme në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet futbollistike në Kosovë.
Tani, publikisht them PO, kryetari ADEMI kishte të drejtë, VAR-i është një realitet.
Kryetar AGIM ADEMI, ta heki kapelën, bravo bravo bravo!
Tani po, po sepse VAR-i është këtu, në ndeshjet tona, ne futbollin tonë dhe në të ardhmen e tij me ngritje të vazhdueshme.
Urime klubeve të Superligës, urime gjithë refereve dhe gjithë atyre që besuan dhe punuan fort për implementimin e sistemit VAR, duke qenë kështu të parët në rajon!
Superliga më e sigurt se kurrë më parë!
 
 

You Might Also Like