Kryetrajneri i kësaj skuadre Megzon Visoka është ndarë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, derisa ka deklaruar se nuk do të mbetet në krye të Flamurtarit.
“Kishim planifikuar të mbroheshim nga minuta e parë dhe të rrezikojmë Gjilanin nga kundërzbritja. Pësuam nga pakujdesia dhe në fund e humbëm ndeshjen. Shpresa vdes gjithmonë e fundit, me këta futbollistë dhe me këtë angazhim do të vijnë ditë më të mira për Flamurtarin. Gjasat janë minimale që unë të mbetem pjesë e Flamurtarit”, deklaroi pas ndeshjes Megzon Visoka për Super Sport Kosovën.