Gjilan

Vizitë e nxënësve nga Shkolla Fillore e Mesme e Ultë ,,Nazim Hikmet’’në Stacionin Policor Gjilan

Vizitë e nxënësve në Stacionin Policor Gjilan

Me datën 13.01.2023 në Stacionin Policor Gjilan kanë qenë për vizitë rreth gjashtëdhjetë (60) nxënës të klasës së dytë dhe katërt nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ,,Nazim Hikmet’’ nga fshati Dobërqan Komuna e Gjilanit.

Këta nxënës janë pritur nga Njësiti i Komunitetit dhe Komandanti i Stacionit Policor Gjilan Major Agim Lipovica nga të cilët janë shoqëruar për vizitë në zyrat dhe ambientet e stacionit duke parë për së afërmi dhe u njoftuar me punën dhe aktivitetet të cila bëhet në këto ambiente. Me këtë rast nxënësit kanë shprehur interesim e tyre për punën policor duke parashtruar pyetje me interes për ta.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të siguroj ambient të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret e saj.

You Might Also Like