Gjilan

VV: Ku mbeti kanalizimi

Pasi u ri-asfaltua dhe u zgjerua rruga kryesore në qendër të qytetit me katër korsi, duke e rrudhur trotuarin për këmbësorët, problemi i gypave të kanalizimit nuk është marë parasysh fare edhe pse ishte premtim fushate i Kryetarit të Komunës tonë, “zgjidhja perfundimisht e problemit që ka qyteti ynë me ujërat e zeza”.

Ujërat e zeza si çdo herë tjetër pas reshjeve të shiut edhe sot i mbuluan pothuajse të gjitha rrugët e qytetit, duke na e bërë me dije se këtë problem, jo vetëm që nuk e kanë në plan ta zgjidhin, por vetëm sa e kanë rënduar atë.

You Might Also Like