ZHEGRASIT KAHERË KISHIN TRADITË FUTBOLLI!
FUSHA, SE ENTUZIAZËM KANË
Futbollistët përgatiten për pjesën e dytë të kampionatit në ligën e qarkut të Gjilanit
Në kilometrin e shtatë të rrugës së asfaltuar Gilan — Ferizaj gjendet Zhegra, një nga fshatrat më të mëdha të Krahinës. Të rinjtë e Zhegrës merren me aktivitete të lira, por më së shumti me sport, konkretisht me futboll.
Klubi futbollistik Zhegra bën gara në ligën e qarkut të Gjilanit. Sezonin vjeshtor e mbylli me rezultat të lakmueshëm — vendin e tretë. Kryetari i klubit është Mexhit Haziri, kurse trajnerë janë Sinan Isufi dhe Sokol Goçi.
Futbollistët e rinj të Zhegrës kaherë kanë filluar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit, e cila fillon të dielën e ardhshme, më 3 prill. Këta djelmosha, plot entuziazëm, dëshirojnë të startojnë sa më të gatshëm e, ndoshta, të konkurrojnë për ligën e dytë krahinore.
Mirëpo, të rinjtë e Zhegrës kanë një lutje për kompetentët e komunës, veçmas për Lidhjen e kulturës fizike: t’u rregullohet një fushë, sado modeste, në fshatin e tyre, e të mos i zhvillojnë të gjitha ndeshjet jashtë. Sepse, dëshirojnë të luajnë para prindërve e bashkëvendësve, për të gëzuar së paku ndihmën e tyre morale në luftë për pikë.
B. HALITI
Fillimisht falënderojmë gazetarin tonë vendas Behxhet Haliti i cili gjatë sezones kampionale të futbollit 1977/78 ka gjetur mundësinë gazetareske për të masovizuar sportin në vendlindjen e tij.
Material shtesë në këtë kohë.
“KF Zhegra” iu konfiskua fusha e sportit në livadhet e Zhegrës fatkeqësisht u aprovua Ligji për shfuqizimin e kolektivit bujqësor dmth toka apo livadhet iu kthyen pronarëve të tyre- bujqëve.
Kështu, Zhegra afro katër sezona është detyruar lojërat si vendas në Ligën e Qarkut të Gjilanit të luaj jashta fshatit Zhegër.
Por, edhe përkundër mungesës së terenit sportiv dhe falë angazhimit maksimal të trajnerit kondicional z. Sinan Isufi i ndjeri si dhe trajnerit taktitk z.Sokol Goçit rezultatet e klubit ishin evidente ku vendi i dytë dhe tretë çdo herë ishte prezentë në tabelën e klasifikimit.
Sipas historiatit të klubit, futbollistët e Zhegrës në vitin 1958 kanë zhvilluar një ndeshje garuese në futboll të madh me klubin e futbollit të atëhershëm “KF Ylli i Kuq” nga Gjilani. Rezultati ishte baraz 1:1 duke i falënderuar lojtarët Sinan Isufi, Qerim Fazliu, Vesel Veseli, Mursel Veseli, Qazim Fetahu, Mexhit Haziri, Ahmet Emini, portieri Hajrush Latifi etj. të gjithë të ndjerë.
Klubi futbollistik “Zhegra” ka bërë gara në Ligën e Qarkut edhe pas luftës deri në vitin 2003.
Mirëpo, mungesa e financave dhe e sponzorizimit është detyruar të tërhiqet nga garat.
Në fund, falemnderojmë Zija Hazirin veteran i këtij klubi që ka gjetur shkrimin gazetaresk të autorit Behxhet Haliti dhe më ka dorëzuar mua personalisht.
Përgatiti Rahim Bajrami, Zhegër





