Futboll

𝐒𝐂 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐧 𝐤𝐚𝐭𝐚𝐩𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭 𝐆𝐏𝐒

𝐒𝐂 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐧 𝐤𝐚𝐭𝐚𝐩𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭 𝐆𝐏𝐒

Pajisjet e teknologjisë së fundit, të cilat shërbejnë në nxjerrjen e pasqyrimin e performancës fizike të lojtarëve dhe statistikave tjera të nevojshme tashmë kanë arritur edhe te Sport Club “Gjilani” dhe krejt kjo falë projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës që ka shpërndarë këtë product të kompanisë së licencuar nga FIFA, “Fitogether”.

Pajisja me katapultat GPS është e mirëseardhur dhe do të ndihmojë në punën e ekipit, por gjithsesi edhe për qëllimet e federatës në rritjen e rejtingut dhe të cilësisë së ligës.

Sport Club “Gjilani” falenderon Federatën e Futbollit të Kosovës për dhënien e katapultave GPS dhe beson se institucioni më i madh i futbollit në vendin tonë do mbështesë klubet edhe në projektet tjera të cilat janë për interes të futbollit kosovar.

You Might Also Like