Sportet me dorë

Vashat e Dritës mposhtin Prishtinën Elite

SUPERLIGA A – FEMRAT | XHIRO 11
PRISHTINA ELITE 0-3 DRITA
19:25, 14:25, 19:25
Drita ka vazhduar me rezultate pozitive në Superligën A, duke regjistruar një tjetër fitore të pastër, kësaj radhe në udhëtim ndaj Prishtina Elite.
Gjilanaset e morën kontrollin e ndeshjes që në setin e parë, të cilin e fituan 25:19.
Në setin e dytë, epërsia e Dritës ishte edhe më e theksuar, duke lejuar vetëm 14 pikë për vendaset. Prishtina Elite bëri rezistencë më të madhe në setin e tretë, por Drita ruajti ritmin dhe e mbylli takimin me 25:19.
Me këtë triumf, Drita vazhdon të mbajë pozitën e liderit dhe konfirmon ambiciet për të qëndruar në krye të kampionatit.

You Might Also Like