Me Koncertin madhështor të Shkollës së Muzikës u shënua 20 vjetori i çlirimit të Gjilanit. Performuan nxënës të seksioneve dhe niveleve të ndryshme duke reflektuar nivel të lartë profesional muzikor. Drejtori i shkollës, z. Kushtri. Jakuli tha se jemi të lumtur që edhe përkundër kushteve të vështira në të cilat punojmë po arrijmë të rrisim nivelin e kualitetit në shkollë. Shkolla jonë tani numëron rreth 500 nxënës dhe konkurrenca për praqitje në koncertin e shkollës është e jashtëzakonshme. Sukseset e nxënësve tanë në garat vendore edhe këtë vit ishin të mëdha dhe kulmojnë me pjesmarrje të tre instrumentistëve në manifestimin muzikor i cili do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në Forli të Italisë. Në koncert kësaj rradhe u paraqitën rreth 40 nxënës me pika solistike dhe ansamble muzikore. Në fund drejtori i shkollës falênderoi të gjithë mësimdhënësit, posaqêrisht udbëheqësit e seksioneve muzikore, pastaj nxënësit, prindêrit dhe drejtorin e DKA-së i cili ishte orezent ne koncert për mbështetjen e dhënë për shkollën. Drejtori gjithashtu nderoi me mirënjohje ansamblin e harkorêve të shkollës me udhëheqës prof. Argetim Bajrami. Nxënëse e viti u shpall Elona Sadiku kurse krejt në fund, drejtori i DKA-së z. Nazim Gagica bashk me profesorin Isa Jakupi ndanë Mirnjohje të veçantë për Korin e Shkollës së Muzikës dhe dirigjenten Florentina Rushiti Bajrami, për angazhimin e jashtëzakonshëm në aktivitetet e shumta jo vetëm shkollore por edhe Komunale.








