Sportet me dorë

Nga Drita te Kombëtarja, Engjëlli, Kejsani dhe Mali në Kosovën U18

Me krenari të madhe njoftojmë se talentët tanë, Engjëll Dalipi, Kejsan Mavriqi dhe Mal Devaja janë ftuar dhe janë pjesë e Kombëtares së Kosovës U18.
Ky është një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme, por njëkohësisht edhe dëshmi e punës së palodhshme që po bëhet nga KV Drita Meshkujt me gjeneratat e reja.
Jemi jashtëzakonisht krenarë që tre volejbollistë të klubit tonë do të përfaqësojnë ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kjo arritje tregon se e ardhmja e volejbollit kosovar është në duar të sigurta dhe se KV Drita vazhdon të jetë një vatër e zhvillimit të talentëve të rinj.
I urojmë Engjëllit, Kejsanit dhe Malit shumë suksese me fanellën Dardane. Vazhdoni të na bëni krenarë! 💙🤍
KV Drita Meshkujt – aty ku talenti zhvillohet dhe ëndrrat bëhen realitet.

You Might Also Like