Gjilan, urime 15 Qershori – Dita e Çlirimit!
Sot, në 27-vjetorin e çlirimit, me nderim dhe mirënjohje kujtojmë një nga ditët më të rëndësishme të historisë së qytetit tonë. Kjo është dita kur përulemi me respekt para dëshmorëve, martirëve, veteranëve, invalidëve të luftës dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot.
Me këtë rast, uroj nga zemra të gjithë qytetarët për Ditën e Çlirimit të qytetit tonë. Qoftë kjo ditë gjithmonë kujtesë për sakrificën, krenarinë dhe obligimin tonë që ta duam, ta zhvillojmë dhe ta forcojmë Gjilanin çdo ditë edhe më shumë.
Lavdi të përhershme dëshmorëve të kombit!


