———
SUPERLIGA A – FEMRAT | XHIRO 2
DRITA 3-0 FUSHË KOSOVA
25:15, 25:23, 25:17
Drita ka regjistruar fitoren e dytë në edicionin e ri të Superligës A në volejboll për femra, duke triumfuar 3-0 ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së dytë.
Skuadra gjilanase e nisi ndeshjen fuqishëm, duke fituar setin e parë me rezultat 25:15.
Seti i dytë ishte më i luftuar, por Drita tregoi qetësi në momentet vendimtare dhe e fitoi 25:23. Në setin e tretë, Drita konfirmoi epërsinë me rezultat 25:17, për ta mbyllur takimin me fitore të pastër.
Me këtë sukses, Drita vazhdon pa humbje, me dy fitore në dy ndeshjet e para, ndërsa Fushë Kosova e pëson humbjen e parë të këtij edicioni.





