Viti, 29 shtator 2026 – Komuna e Vitisë ka shënuar sot Ditën Botërore të Zemrës, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti.
Në qendër të qytetit, ekipi i QKMF-së ka realizuar matjen e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak për qytetarët, ndërsa janë shpërndarë edhe fletushka me këshilla për kujdesin ndaj shëndetit, aktivitetin fizik dhe parandalimin e tensionit të lartë të gjakut.
Aktivitetin e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili theksoi rëndësinë e shënimit të ditëve të tilla në ndërgjegjësimin dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Haliti tha se Komuna e Vitisë vazhdimisht organizon aktivitete të vetëdijesimit dhe informimit, me qëllim të promovimit të shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve.Aziz Zuka
Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Zemrës





