Gjilan, 26 qershor 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi-Kqikut, ka miratuar të premten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029, korrigjimin e një gabimi tenik për bartejn e mjeteve financiare nga viti paraprak, propozim vendimin për dhënien në menaxhim të objekteve të ndërtuara në të ashtuquajturin “Fshati Lumtur” në lagjen Zabeli i Sahitagës dhe propozim vendimin për formimin e Komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të IEAA-ve.
Seanca është zhvilluar në një atmosferë të tensionuar pasi grupi i këshilltarëve të PDK-së, në formë proteste, ka penguar procesin e mbarëvajtjes së punimeve të Kuvendit, nën arsyetimin se nuk mund të vazhdojë seanca pa e futur në rend dite raportin vjetor të punës së kryetarit për vitin 2025.
Kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku, ka thënë me këtë rast se në momentin vjen në rend të ditës raporti i punës i kryetarit për vitin 2025, kreu i Komunës Alban Hyseni do të raportojë para kuvendarëve, duke shtuar se pikat e mbetura të rendit të ditës shtyhen për seancën e radhës, pasi nuk ka kushte për mbarëvajtjen e kësaj seance, në të cilën do të duhej të merreshin propozimet nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.
“Respektojeni këtë Kuvend sepse po na shohin qytetarët. Për shkak të situatës në të cilën jemi, kërkoj që pikat e mbetura të shtyhen për seancën e radhës. Bëhet fjalë për formim të komisioneve për të drejtave të njeriut, për këshillat e fshatrave dhe për emërtimin e rrugëve”, ka theksuar Latifi-Kqiku.
Ndryshe, për seancën e ardhës është shtyrë kërkesa nga Njësia për të Drejtat e Njeriut për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore, propozim vendimi për formimin e Komisionit për zgjehdjen e këshillave të lokalë, propozim vendimi për emërimin e Komisionit për dhënieneve të titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, propozim vendimi për emërimin e Komisionit për plotësimin e emërtimit të rrugëve dhe numrit të adresave si dhe për shqyrtiimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numrin e adresave për territorin e komunës së Gjilanit, propozim vendimi për emërtimin e Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe me gjerë dhe propozim vendimi për emërimin e Komisionit të përhershëm për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave publike, vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, brenda territorit të Gjilanit.



