Gjilan

Deputetja Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, takime të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut

Postim i plotë deputetes Arbëreshë Kryeziu – Hyseni:
 
Në kuadër të vizitës tonë në Maqedoninë e Veriut, sot kemi takuar Komisionin për Çështje Evropiane, ku jemi pritur nga kryetari Arbër Ademi si dhe deputetët anëtarë të këtij komisioni.
Bashkë kemi folur për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar, duke qenë se aktualisht, të dyja shtetet janë në procedurë të anëtarësimit të vendeve tona në struktura euro atlantike.
Ky bashkëpunim nuk ka munguar asnjëherë deri më sot, por takimet tona me kuptimin e bashkërendimit, për synim kanë forcimin e lobimit dhe avokimit të së drejtës tonë para faktorit ndërkombëtar.

You Might Also Like