Sportet me dorë

Mal Devaja dhe Engjëll Dalipi shkëlqejnë në fitoren e Kosovës ndaj Moldavisë

Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll e ka mbyllur me fitore paraqitjen në Kampionatin Ballkanik, duke triumfuar ndaj Moldavisë me rezultat 3-0 (25:17, 25:18, 25:23) në ndeshjen për vendin e shtatë.
Në këtë ndeshje janë paraqitur edhe dy lojtarët e Dritës, Mal Devaja dhe Engjëll Dalipi, që kanë dhënë kontribut në fitoren e të përzgjedhurve tanë.
Kosova e nisi ndeshjen me shumë siguri dhe kontrolloi zhvillimet në parket që nga pikët e para.
Me një lojë të organizuar dhe efikase në sulm, volejbollistët tanë e fituan setin e parë me rezultat 25:17.
Edhe në setin e dytë, Kosova vazhdoi me ritëm të lartë, duke ruajtur epërsinë gjatë gjithë kohës. Me stabilitet në pritje dhe finalizim të saktë të aksioneve, djemtë tanë e mbyllën edhe këtë set në favorin e tyre, 25:18.
Seti i tretë ishte më konkurenti i takimit.
Moldavia rezistoi deri në pikët e fundit, por Kosova ruajti qetësinë në momentet vendimtare dhe e fitoi setin 25:23, duke vulosur fitoren e pastër 3-0.
Me këtë triumf, Kombëtarja U18 e Kosovës e përfundon Kampionatin Ballkanik në vendin e shtatë, duke e mbyllur turneun me një fitore bindëse dhe një paraqitje dinjitoze.

You Might Also Like