Gjilan, 13 korrik 2026
Sot me datën; 13.07.2026 rreth orës 14:09 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta efikase operative, hetues nga Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj personin e dyshuar shtetas i Kosovës (viti i lindjes 2007).
Personi i arrestuar dyshohet për përfshirje në rastin grabitje në tentativë në një lokal argjendarie në Gjilan. Gjatë arrestimit nga të dyshuarit është sekuestruar një armë (revole) si dhe motoçikleta që dyshohet se është përdorur në rast.
I dyshuari është intervistuar sipas procedurave ligjore dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit për veprën penale Grabitje në tentativë është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti vazhdon te hetohet.
Me respekt,





