Gjilan

Llashtica: Lutfi Haziri i ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna në vitin 2013

Takimet mobilizuese me strukturat në terren si parapërgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan i ka vazhduar në Llashticë.

Kryetari i nëndegës së LDK’së në Llashticë, Ekrem Hasani, ka thënë se kryetari Lutfi Haziri i ka realizuar të gjitha premtimet që i ka dhënë katër vite më parë.

“Para 4 viteve kryetari Haziri ka premtuar se do t’i realizoj të gjitha kërkesat tona dhe janë realizuar gati të gjitha. Për herë të parë janë rregulluar rrugët e arave, pastaj ndërtimi i fushës së sportit, kanalizimi, aneksi i shkollës, rregullimi i kulmit të shtëpisë së kulturës, investimi në ndërtim të gati të gjitha rrugëve, rregullimi i varrezave në Llashticë etj. Prandaj, i tërë fshati është falënderues në mbështetje të fuqishme ndaj z. Haziri dhe ekipit të tij”, tha Hasani,

Ndërsa, kryetari i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi falënderoi strukturat e LDK’së atje për mbështetjen, tha se realizimi i punëve të mëdha për Llashticën ka qenë obligim i tij.

“Nuk dua të flas për punët e kryera. Sot unë i mora kërkesat tjera të Llashticës. Prioritet e kemi ndërtimin e ambullantës dhe së bashku do t’i realizojmë kërkesat tjera për jetë të dinjitetshme për këtë fshat, për të cilin kam thënë se është “Reçaku i Anamoravës”. Kërkesat tuaja dhe të fshatrave tjerë do t’i fusim në programin qeverisës. Ju faleminderit pafund për mbështetjen tuaj”, u shpreh Haziri.

Në takim po marrin pjesë edhe kandidatët për Asamble Komunale nga radhët e LDK’së.

You Might Also Like