Gjilan

Gagica e Mustafa vizituan fabrikën për prodhimin e rrjetave të çelçit “GRID group”

Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan bashkë me afaristin dhe humanistin nga Gjermania, njëkohësisht anëtarin e kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa vizituan fabrikën për prodhimin e rrjetave të çelçit “GRID group”, me pronar Visar Alidema.
Një ndërmarrje si kjo, e nderon Gjilanin dhe krejt Kosovën. Prodhim cilësor dhe vetëm për tregun evropian dhe atë të rajonit.
Me rreth 30 punëtorë dhe me prodhime cilësore të certifikuara nga mekanizma evropian të cilësisë, “GRID group” dhe Visar Alidema janë storie suksesi jo vetëm në Gjilan por në tërë Kosovën dhe më gjerë.
Si Aleancë jemi dëshmuar në përkrahje të prodhuesëve vendës, duke i mbështetur ata sa herë kemi pasur shansin qoftë nga niveli nacional i pushtetit, qoftë edhe nga ai lokal kurdo që na është dhënë mundësia. Vlerësojmë se prodhuesit vendës janë ata që gjenerojnë vende të reja pune por edhe kanë impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe funksionimin normal të shtetit.
Aleanca ishte dhe do të jetë përherë krah prodhuesëve vendës dhe atyre që mendojnë dhe kanë ide e mundësi për të hapur biznese të reja.

You Might Also Like