Një tjetër aktivitet i suksesshëm i volejbollit në rërë u përmbyll në kuadër të Kamenica Summer Fest 2026, ku sportistët dhuruan ndeshje cilësore, rivalitet të fortë dhe atmosferë të shkëlqyer sportive.


Turneu u organizua nga Komuna e Kamenicës, në kuadër të Kamenica Summer Fest 2026, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin në promovimin e sportit dhe aktiviteteve rekreative gjatë sezonit veror.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në një tjetër aktivitet të suksesshëm të beach volley në Kosovë.





