Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 21.08.2026 – 27.08.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (1635) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i njëzet e shtatë (27) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar pesëmbëdhjetë (15) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar njëzet e shtatë (27) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e shtatë (37) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!




