Sikurse që bëri Gjilani ndaj Dukagjinit edhe Drita ndeshjet si vendase do t’i luajë nën dritën e reflektorëve. Drita ka bërë publike se kur do t’i luajë katër ndeshjet e radhës, kështu që ata kanë publikuar orarin ku ndeshjet si vendase me Drenicën dhe Dukagjinin do t’i luajë nga ora 19.
Është interesant që edhe derbi Gjilani – Drita do të luhet nga ora 19, kurse ndeshja Feronikeli ’74 – Drita do të luhet nga ora 16. /kryelajmi.com/.



