Takim pune mes përfaqësuesve të Sektorëve Rajonalë të Hetimeve
të Policisë së Kosovës
Gjilan, 01 shtator 2026
Me datën 01.09.2026 në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Zëvendës Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Nënkolonel Remzi Azemi, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonal të Hetimeve nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.
Takimi kishte për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet strukturave rajonale të hetimeve përmes shkëmbimit të informatave relevante, përvojave dhe praktikave profesionale si dhe bashkërendimit e koordinimit të veprimeve operative e hetimore në funksion të rritjes së efikasitetit në fushën e hetimit dhe rezultateve në luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit me theks të veçantë të veprave penale kundër pasurisë.
Pjesëmarrësit theksuan se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë ndërmjet sektorëve rajonalë të hetimeve, komunikimi i vazhdueshëm dhe ndarja e përvojave profesionale janë elemente të rëndësishme për rritjes së efikasitetit të punës policore dhe garantimit të një shërbimi sa më profesional dhe efektiv në interes të sigurisë së qytetarëve.



