Gjilan

Kryetari Hyseni: Shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin, falë bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka”

Kryetari Hyseni: Shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin, falë bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka”

Gjilan, 19 dhjetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin, falë bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka”

Bashkë me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku dhe stafin akademik të UKZ, kryetari Hyseni ka zhvilluar një takim të frytshëm me diskutime dhe ide inovative për shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë, veçanërisht bashkëpunimit në strategjinë “Smart City”.

“Studentët e shkencave kompjuterike prezantuan punimet e tyre praktike të avancuara në kuadër të strategjisë Smart City, me të cilat dëshmuan edhe një herë angazhimin dhe metodat unike me të cilat punohet në këtë fakultet, me kurrikulë të bazuar në modelet më të mira evropiane”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit është një nga objektivat tona, andaj jemi më se të përkushtuar të bashkëpunojmë me studentët dhe stafin akademik të FSHK, në implementimin e projekteve që do të ndihmonin në zhvillimin e inovacionit dhe lehtësimin e ofrimit të shërbimeve cilësore në aspekt afatgjatë”, ka përfunduar kryetari i Gjilanit.  ​

You Might Also Like