Në Viti u mbajt Kuvendi Themelues i Shoqatës së Mjekëve të Vitisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin e mjekëve dhe organizimin e tyre profesional.
Takimin e hapi Dr. Vjollca Kadolli-Halili, kryesuese e Këshillit Inicues, e cila, në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e bashkimit të mjekëve dhe krijimit të një organizimi profesional që do të shërbejë si platformë e përbashkët për bashkëpunim, zhvillim profesional dhe adresim të çështjeve me interes për komunitetin e mjekëve.
Për rëndësinë, qëllimin dhe procesin e themelimit të Shoqatës së Mjekëve të Vitisë foli Dr. Shemsedin Sadiku, duke vënë në pah nevojën për një organizim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të komunitetit mjekësor.
Takimin e përkrahu dhe e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i cili uroi mjekët për themelimin e shoqatës dhe shprehu mbështetjen për këtë organizim profesional.
Gjatë Kuvendit u zhvilluan procedurat e parapara për themelimin e Shoqatës dhe u miratuan Statuti dhe Rregullorja e Punës, të cilat do të shërbejnë si bazë për organizimin dhe funksionimin e Shoqatës.
Me vendim të Kuvendit, për kryetar të Shoqatës së Mjekëve të Vitisë u zgjodh:
Dr. Gazmend Halili
Ndërsa, në kuadër të organeve të Shoqatës, u zgjodhën:
* Kryesues i Kuvendit: Dr. Ramadan Halimi
* Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës: Dr. Bashkim Hazizi
Me përfundimin e Kuvendit Themelues, Shoqata e Mjekëve të Vitisë nis zyrtarisht veprimtarinë e saj, me synimin për të krijuar një hapësirë të përbashkët profesionale për mjekët e Vitisë dhe për të kontribuar në avancimin e profesionit mjekësor.
Themelimi i Shoqatës synon të fuqizojë bashkëpunimin ndërmjet mjekëve, zhvillimin e vazhdueshëm profesional, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, organizimin e aktiviteteve profesionale e shkencore, si dhe promovimin e standardeve të larta të etikës dhe deontologjisë mjekësore.
Kjo ditë shënon fillimin e një kapitulli të ri të organizimit profesional të mjekëve të Vitisë, i ndërtuar mbi bashkëpunim, profesionalizëm, respekt dhe përgjegjësi ndaj profesionit dhe qytetarëve.
Dr. Vjollca Kadolli-Halili
Kryesuese e Këshillit Inicues për themelimin e Shoqatës së Mjekëve të Vitisw.Aziz Zuka





