Futboll

Gjilani mposht Bashkimin e Kumanovës në miqësore

SC Gjilani dhe Bashkimi i Kumanovës, anëtar i ligës elitare në Maqedoni të Veriut kanë zhvilluar një miqësore këtë të diele në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, e cila pas 90 minutave lojë ka përfunduar me rezultat 3:0 për Gjilanin.

Golat për Gjilanin i shënuan: Oltion Bilalli në minutën 40, Elton Isufi në atë 44 dhe Milazim Bajraktari në minutën 65. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like